Hasef Bahiti dhe Skënder Karaj jane nder mesuesit që jeten ua kane kushtuar arsimimit të nxënësve në zonat rurale.
Në Kuturman te Librazhdit, fshatin ku kanë lindur, japin mësim prej afro gjysmë shekulli.
Ndonëse profesionalizmi u ka hapur rrugët që detyrën ta ushtrojnë në zona të tjera dhe qytete ata nuk e kanë braktisur shkollën e fshatit.
Nga shkolla 9-vjeçare “Isuf Gjura” kane dalë mbi 50 arsimtare ndërsa të tjerë me rezultate te larta sot janë të zotë në profesione të ndryshme.
Mesuesit shprehin keqardhje qe shkolla dikur me afro 500 nxënes sot ka në banga jo më shumë se 50 fëmijë.
Aro 50 vite ka shërbyer në fshat edhe mësues Islam Sinanaj.
Profesionin e mësuesit e nisi në fshatin Vinjoll të Kurbinit kur ishte 18 vjeç.
Kontributi i dhënë në arsim i është shpërblyer por thotë se nuk ka vlerësim më të madh se arritjet e nxënësve të tij.
Mësues si Hasef Bahiti, Skënder Karaj dhe Sinan Islami për përkushtimin shumëvjeçar ne mesimdhenie duhen vleresuar jo vetem ne festen e marsit por cdo dite dhe jo vetem nga nxenesit por edhe nga institucionet qe shpesh here mesuesit e fshatrave i lene ne hije edhe pse ata u kane dhene dije e drite dhjetra brezave./abcnews.al