NBA/ “King James” nuk mjafton për Lakers, Atentokoumpo nuk ia del ndaj Stephen Curry

schedule14:37 - 7 Mars, 2024

schedule 14:37 - 7 Mars, 2024

Ecuria pozitive e Los Angeles Lakers është ndërprerë në mënyrën më të keqe të mundëshme. Skuadra kaliforniane u dorëzua në fushën e saj përballë Sakramento, që fitoi me dhjetë pikë diferencë në rezultatin e përgjithshëm 120-130, teksa këtë herë për kalifornuianët nuk mjaftoi as rekordmeni i NBA, Lebron James.

Pas rekordit si shënuesi më i mirë në historinë e basketbollit amerikan, “King James” bëri një tjetër paraqitje të shkëlqyer personale me dy shifra dopjo, 31 pikë dhe 13 asist. Por kjo performancë ishte gjithsesi larg asaj të De’Aaron Fox., me “yllin” i Kings, që shënoi 44 pikë në triumfin e skuadrës së tij.

E tillë fitore bëri që De’Arron, të meritojë edhe titullin e “më të mirit” të ndeshjes, si dhe i shkakton një humbje tejet të rëndë skuadrës së Los Angeles Lakers, që zbresin në vendin e dhjetë në Konferencën e Perëndimit dhe për momentin janë jashtë zonës së “play-off”.

Krejt i ndryshëm është diskutimi për skuadrën e Golden State, që mori një fitore të rëndësishme kundër Milwaukee Buck, me Warriors, që dominuan të katërta pjesës, duke imponuar përfundimisht diferencën e thellë prej 35 pikësh në rezultatin e përgjithshëm 125-90, ku padyshim Stephen Curry mori rolin e liderit, me 29 pikë, 8 topa të kapur në tabelë dhe 5 asist, performancë, që la në “hije” edhe të rikthyerin nga dëmtimi Giannis Atentokoumpo, me “Greek Freek”, që nuk arriti të evitojë humbjen e Bucks pavarësisht 23 pikëve, 7 topave të kapur në tabelë dhe 6 asisteve.

Një fitore të rëndësishme siguroi edhe Oklahoma City Thunder, që tregoi forcën me suksesin 128-120 në transfertën e Portland Trail Blazzers, aty ku Shai Gilgeous-Alexander shkëlqeu edhe një herë me 37 pikë, duke i dhënë një dorë të rëndësishme triumfit të Thunder, që vijojnë të mbeten në vendin e dytë në renditjen e Perëndimit. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!