Ishte 18 vjeç kur dha mësim për herë të parë.
Profesionin e mësuesit e nisi fshatin Vinjoll të Kurbinit dhe po aty e ushtroi për afro 50 vite.
Gjatë këtyre viteve në arsim Islam Sinanaj u ka dhënë dije dhjetëra brezave. Thote se më shumë i është përkushtuar shkollës se sa familjes së tij.
Kujton se dikur shkolla e fshatit kishte më shumë se 150 nxënës aq sa në korridore kalohej me vështirësi, sot fëmijët gati numërohen me gishta.
Pak kohë më parë doli në pension, por në shkollën e fshatit Vinjoll shkon thuajse përditë.
Kontributi i dhënë në arsim i është shpërblyer por thotë se nuk ka vlerësim më të madh se arritjet e nxënësve të tij.
Nxënësit e tij sot e kësaj dite e dallojnë ndër të tjerët mësues Islamin për përkushtimin dhe profesionalizmin.
Mesues Islami, 68 vjeç thotë se deri sa të ketë frymë e mundësi do t’i shërbejë shkollës së fshatit Vinjoll dhe komunitetit të vogël që jeton ende aty.