Sporting dhe Atalanta janë ndarë së bashku në barazimin 1-1, në sfidën e parë të play off për 1/8 e Europa League.
Të parët që kaluan në avantazh ishin vendasit, me Sporting që gjeti golin në minutën e 17’ me anë të Paulinho.
Ende pa mbaruar pjesa e parë, Atalanta e Gjimshitit gjeti golin e barazimit me anë të Scamacca në minutën e 39’. Italianët ishin më dominues në përgjithësi, por nuk arritën të triumfonin në Portugali. Zikaltërit gjetën edhe golin e avantazhit në minutën e 87’ me anë të Toure, por VAR sinjalizoi për pozicion jashtë loje.
Sfida do të vendosët në Bergamo të Italisë, aty ku do të mësohet se cili ekip do të vazhdojë rrugëtimin në Europa League./h.ll/abcnews.al