Partia Popullore Europiane, forca më e madhe politike në Parlamentin Europian, është pro dërgimit të azilkërkuesve në vendet e treta.
Ky propozim është një ndryshim i qartë në politikën europiane të emigracionit, i cili u zbatua gjatë mandatit të Ursula von der Leyen, kandidatura e së cilës për një mandat të dytë në kryesinë e Komisionit pritet të ratifikohet sot nga konferenca e Partisë Popullore Europiane.
“Ne jemi për një ndryshim thelbësor të së drejtës evropiane për azi.”Çdo azilkërkues në Bashkimin Europian do të mund të dërgohet në një nga këto vende dhe të fillojë procedurat e azilit atje.
“Në rast të një rezultati pozitiv, shteti i tretë në fjalë do t’i sigurojë atij mbrojtje në vend bazuar në një “marrëveshje gjithëpërfshirëse detyruese e cila do të jetë lidhur paraprakisht”, thuhet në tekst.
Partia Popullore Europiane miraton kështu një pikë të programit të Unionit Demokristian të Gjermanisë (CDU). Qëllimi i masës është të zvogëlojë numrin e të emigrantëve në Bashkimin Europian, tha zyrtari partiak Jens Spahn në një intervistë me shtypin vendas në mes të dhjetorit.
Komisionerja Evropiane për Çështjet e Brendshme Ylva Johansson deklaroi në vitin 2022 se kjo mënyrë e “eksternizimit të procedurave të azilit nuk përbën një politikë migracioni humane dhe të besueshme”.
Në kuadër të një ideje paksa ndryshe, Italia nënshkroi një marrëveshje me Shqipërinë për dërgimin e emigrantëve dhe procesin e shqyrtimit të dosjes së tyre. Më shumë se një milion aplikime për azil u depozituan në Bashkimin Europian, kryesisht nga sirianë dhe afganë, në vitin 2023.
Në këtë kontekst, Bashkimi Europian arriti një marrëveshje në nëntor për një reformë të gjerë të politikës së tij të migracionit dhe azilit që synon forcimin e luftës kundër migrimit të parregullt.
Ai parashikon forcimin e kontrolleve për ardhjen e emigrantëve në Bashkimin Europian, por edhe një mekanizëm solidariteti të detyrueshëm mes shteteve anëtare në kujdesin ndaj azilkërkuesve.
/abcnews.al