LUSHNJË- Në fshatin Qukës në Lushnjë, dy vëllezër u përfshin mëngjesin e kësaj të mërkure në një sherr fizik dhe më pas situata degradoi në përdorimin e sëpatave dhe armës së zjarrit.
Gazetarja e ABC News, Valbona Davidhi, thotë se shkak për ngjarjen është bërë një pjesë toke, e cila ndodhet mes dy shtëpive e vëllezërve, të cilët nuk kanë lejuar njëri-tjetrin të kalojnë me mjetet e tyre.
“E gjitha ka ndodhur për një rrip toke. Është rrugë kalimi, që ndan dy banesat e vëllezërve dhe nuk frekuentohet nga banorët e tjetër. Kjo ka qenë arsyeja se pse ka nisur konflikti dhe nuk e kanë lejuar njëri-tjetrin të kalojnë lirshëm”, tha ajo.
Gazetarja Davidhi, referuar informacioneve nga grupi hetimor, raporton se fillimisht Haziz Musai ka goditur me sëpatë të vëllanë, Nazifin, duke i shkaktuar plagë në pjesën e duarve, por pa rrezik për jetën.
Pas një akti të tillë, Nazif Musai ka marrë armën dhe e ka qëlluar vëllain në pjesën e kokës. Ai u dërgua menjëherë në spitalin e Traumës në kryeqytet, ndërsa sipas policisë, i plagosuri ka marrë një plumb në kokë/abcnews.al