Besir Demiri u largua në verë nga Mariupol në Ukrainë dhe tashmë është pjesë e Zilina në Sllovaki. Mbrojtësi i majtë, i cili la Maqedoninë e Veriut për Shqipërinë, është një nga lojtarët kryesorë të skuadrës sllovake dhe në fundjavë ka shënuar një gol të çmendur.
https://www.instagram.com/p/B4LN_Klhq6l/?utm_source=ig_web_copy_link
Paraqitja e tij është vlerësuar pozitivisht dhe Demiri është përzgjedhur në formacionin më të mirë të jaës së 13-të në “Fortuna Liga”. Zilina fitoi ndaj Spartak Trnava pikërisht me golin e mbrojtësit shqiptar.
Tre pikët e marra ishin shumë të rëndësishme për Zilina, që renditet në vendin e dytë në kampionat me 30 pikë, dy më pak se kryesuesit e Slovan Bratislava. Sa i takon Demirit, ai i ka luajtur të gjitha ndeshjet si titullar deri më tani dhe pret që të rikthehet sërish në kombëtare. /abcnews.al