Sherri mes dy vëllezërve në Lushnjë, njëri prej tyre niset me urgjencë drejt Spitalit të Traumës

schedule10:10 - 6 Mars, 2024

schedule 10:10 - 6 Mars, 2024

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Qukas i Vjetër në Lushnjë, ku dy vëllezër kanë përfunduar në spital, pasi janë konfliktuar duke goditur njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ka qëlluar me sopatë tjetrin, ndërsa ky i fundit e ka qëlluar me armë zjarri.

ABC News mëson se njëri prej të plagosurve është nisur drejt spitalit të Traumës për shkak të një plumbi në kokë.

Sipas informacioneve të policisë shkak i konflikteve kanë qenë pronat.

“Rreth orës 08:00, në fshatin Qukas i Vjetër, dyshohet se për shkak të konflikteve për motive pronësie, shtetasi H. M. ka goditur me mjet prerës (sopatë), vëllanë e tij, shtetasin N. M., rreth 77 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur shtetasin H. M., me armë zjarri pistoletë.

Të dy të dëmtuarit janë transportuar në spital, ku janë në kujdesin e mjekëve. Aktualisht, shtetasi H. M. është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës (sopatë), të përdorura gjatë konfliktit.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e rastit.”, thuhet në njoftimin e policisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!