Policia e Durrësit ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së pronarit të një lokali në Vlorë Arben Beqiraj. Krimi ka ndodhur në muajin Gusht pranë lokalit të viktimës në zonën e plazhit të vjetër, ku u konfliktuan për një xhiro me kalë.
Eduard Xhezo i dyshuar për vrasjen e Arben Beqiraj në lokalin e tij tek plazhi i vjetër në Vlorë u ndoq nga policia për më shumë se 15 minuta. Nga Tirana ai u kap në Durrës, falë postbllokut të dytë ngritur në Shkozet.
Me duar lart, ai kërkoi të mos qëllohej dhe pse kishte rrezikuar jetën e policëve. 34-vjeçari Xhezo në muajin Gusht hapi zjarr me breshëri ndaj pronarit të lokalit, pas një sherri për xhiron e një kali në plazh.
Arben Beqiraj i cili mori katër plumba vdiq disa orë më pas në spital. Në këtë ngjarje u plagosen djali i viktimës Egert Beqiraj dhe Nesim Hodaj.
Xhezo ka qenë i akuzuar në 2005 për tentativë vrasje. Ai u dënua me 9 vjet vjet, por pas vendimit nga Gjykata e Lartë bëri vetëm dy vjet burg. /ABC News Albania