Oriend Hasanaj synon të jetë një prej kirurgëve të spitaleve universitare në vend megjithkëtë fillimi i mbarë gjysmë e punës. Prej më pak se një muaji është pjesë e qendrës shëndetësore numër gjashtë në Tiranë. Thotë se aplikoi në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe tregon se fitoi
Xhoana ka gjetur veten në spitalin e vendlindjes. Rreth dy vite pasi përfundoi studimet u rendit e para në listë për tu punësuar si mami në maternitetin e Krujës.
Dy muajt e parë të vitit rreth 400 mjekë dhe infermierë u punësuan përmes portaleve mjekë e infermierë për Shqipërinë.
Ministria e Shëndetësisë po rivlerëson nevojat për bluza të bardha në spitalet e vendit. Për ti mbajtur ata në Shqipëri ministrja Kocciu tha se do të zbatohen një sërë nismash. Rritja e pagave për mjekët e familjes dhe infermierët në muajin korrik dhe kredi me interes zero janë dy prej tyre.
Rreth 6 mijë bluza të bardha prej të cilëve 1300 mjekë sipas ministres së Shëndetësisë janë punësuar në spitalet dhe qendrat shëndetësore të vendit gjashtë vitet e fundit.