Vetëm 20 minuta pas shënimit të golit të parë të sfidës, ndaj “Kurbinasve” të Laçit, “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë arritur të gjejnë sërish rrugën e rrjetës, duke “hipotekuar” kalimin e tyre, në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisës.
Pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë, arbitri kryesor akordon një 11-metërsh, në favor të “Rrogozhinasve” të Egnatias dhe nga pika e bardhë e penalltisë, “fantazisti” i mesfushës, Albano Aleksi, nuk gabon, duke e çuar topin në rrjetën e Dajsinanit. Rezultati shkon në 2 me 0. /i.m /abcnews.al