Jo më kot janë në vendin e parë të kampionatit dhe në këtë fazë të Kupës së Shqipërisë. “Rrogozhinasit” e Egnatias kanë treguar menjëherë forcën në përballjen e kësaj të marte, ndaj Laçit e vlefshme për sfidën e kthimit, të çerekfinaleve, të Kupës së Shqipërisë.
Pas një krosimi perfekt të anësorit, Albano Aleksi, “bomberi” nga Kosta Rika, Jurguens Montenegro kërcen më lart se të tjerët, në zonën e “Kurbinasve” dhe me një goditje të lehtë me kokë dërgon topin në rrjetën e Dajsinanit. Rezultati shkon në 1 me 0. /i.m /abcnews.al