“Air Dome” në Mongoli, “shpikja” e FIFA mundëson futbollin në kushte ekstreme atmosferike

schedule10:16 - 5 Mars, 2024

schedule 10:16 - 5 Mars, 2024

FIFA ka financuar në Mongolinë e largët ndërtimin e fushave të mbuluara të futbollit me një kupolë të fryrë spektakolare, që bën të mundur luajtjen e ndeshjeve në temperatura jashtëzakonisht të ulëta, me fushën unike, “Air Dome”, që bën të mundur që të luhet futboll pavarësisht nga kushtet e pafavorshme të motit të dimrit në Mongoli.

Në dimrin e ashpër mongol, mund të arrihen temperatura të ulëta midis -15º dhe -30º gradë Celsius. Këtë të shtunë, që sapo lamë pas me rinisjen e Premier League-s së Mongolisë, ishte i nevojshëm përdorimi i kësaj strukture të pazakontë u desh të përdore, struktërë e cila më hertë është përdorur në një ndeshje për ekipin e femrave U-17 prillin e kaluar, ndërsa tani është plotësisht funksionale për futbollin elitar.

Struktura ka një membranë të jashtme 1 mm të trashë dhe një membranë të brendshme 0,5 mm, super rezistente ndaj ndryshkut dhe mund të përballojë temperaturat midis -45º C dhe 70º C. Një ambient ideal për të luajtur futboll në një vend ku gara duhet të ndalet për pesë muaj për shkak të kushteve ekstreme të motit. Futbolli fantastiko-shkencor falë punës së FIFA-s. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!