Ligj i ri për Policinë e Shtetit/ Balla: Duhet t’i përgjigjemi kërkesave të publikut

schedule10:22 - 5 Mars, 2024

schedule 10:22 - 5 Mars, 2024

TIRANË- Ministri i Brendshëm Taulant Balla në një komunikim për mediat u shpreh se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.

Ai theksoi se drafti i ri do t’i nënshtrohet një konsultimi publik, me qëllim hartimin e një ligji që garanton një Polici Shteti, e cila t’i përgjigjet sfidave të kohës duke përmbushur pritshmëritë e qytetarëve.

Sipas Ballës, qëllimi kryesor është që Policia e Shtetit të kthehet në institucionin më të besuar te publiku.

“Ligji i ri i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe eksperiencave më të mira, duhet të garantojë një Polici Shteti, e cila duhet t’i përgjigjet kërkesave të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë si në institucionin më të besuar të Policisë në vend. Është një ligj, i cili për sa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për t’iu nënshtruar konsultimeve publike. Është e nevojshme të rregullojmë qasjen e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm, me qëllim që të garantojmë se ushtrimi në funksionin e tyre duhet të garantojë punë me integritet të lartë, dhe që garantojnë sukses dhe besueshmëri”, tha Balla./n.m.abcnews.al