Vajrat, armiqtë e gurëve në tëmtha, herbalisti: Limon, mjaltë dhe vaj ulliri, kura natyrale

schedule09:04 - 5 Mars, 2024

schedule 09:04 - 5 Mars, 2024

Herbalisti Irfan Gjeci në një intervistë për emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News foli për shkaktarët e gurëve në tëmtha.

Sipas tij armiqtë më të mëdha të gurëve në tëmtha janë vajrat. Më tej ai tha se kura më e mirë natyrale për shkatërrimin e gurëve në tëmtha janë limoni, mjalti dhe vaji i ullirit.

Kura natyrale për shkatërrimin e gurëve në tëmtha është limoni, mjalti dhe vaji i ullirit. Përzierja e limonit me vaj shkatërron 100% gurët në tëmtha. Çaji me lule Ake është zëvendësuesi më i mirë i ujit. Gjembaçi i gomarit është po ashtu një bimë nga ku marrim fara dhe i ziejmë e më pas i konsumojë. Funksion mirë edhe për pankreasin. Ka disa veti që shkrin disa gurë, edhe ata në veshka.

Të gjithë çajrat janë të mirë, por më të mrekullueshmit janë ato të lules së Akes dhe të gjembaçit të gomarit. Mund të pimë çajra por duhet të jemi më të lubrifikuar.”, tha ai. /abcnews.al