Regjisorja e njohur durrsake, Driada Dervishi ka zbuluar në emisionin “Pas Mesnate”, sekretin e një regjisori të mirë.
Ajo ka thënë se gjysma e punës është një përzgjedhje e mirë e trupës dhe e ndarjes së roleve. Sakaq, regjisorja ka cituar Shekspirin, i cili besonte që ata që janë misionarët më të mirë për të shpërndarë tekstin janë aktorët dhe të njëjtën linjë ndjek dhe ajo.
“Mendohet se gjysma e punës është një përzgjedhje e mirë e trupës dhe e ndarjes së roleve. Padiskutim që gjithçka nis me një kontakt dhe një dialog shumë të mirë shumë të fortë me autorin dhe me tekstin që ti dashurohesh për ta vënë në skenë. Mendoj që prej saj nisin të gjitha ngacmimet e tjera. Koncepti, transkiptimi i një teksti që ndoshta mund të jetë shkruar shumë vite më përpara që t’i flas publikut të sotëm.
Një teatër që nuk e humb dhe kjo është magjia e tij, që nuk duhet ta humb asnjëherë bashkëbisedimin dhe analiza që i bëjnë akademikët teksteve është shumë i rëndësishëm, por në fakt autorët si Shekspiri besonte që ata që janë misionarët më të mirë për të shpërndarë tekstin janë aktorët. Edhe unë besoj tek kjo gjë, është shumë e rëndësishme, pas autorit, përshtatja e tekstit dhe këta misionarë do të jenë ata që do të përcjellin konceptin regjisorial”, u shpreh Dervishi./abcnews.al