Noka grusht gardistit/ I ndërpret fjalën deputetit socialist Vullnet Sinaj

schedule19:15 - 4 Mars, 2024

schedule 19:15 - 4 Mars, 2024

Seanca plenare e ditës së sotme (4 marsit) nuk u zhvillua vetëm mes kaosit të zhurmuesve, por edhe dhunës fizike nga rithemelimi.

Deputeti Flamur Noka u përplas me punonjësin e gardës duke i ngjeshur këtij të fundit grushtit në fytyrë.

Kontakti fizik ka ndodhur pasi Flamur Noka ka tentuar të shkojë drejt deputetit socialist Vullnet Sina, i cili po mbante fjalën nga karrigia e tij.

Kane qenë këto kushte që e çuan kryetaren e Parlamentit Lindita Nikolla të njoftonte mbylljen e seancës që zgjati vetëm rreth 7 minuta.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!