Vlorë, nderohen regjisorët/ Kolegët kujtojnë Ibrahim Muçajn dhe Kristaq Mitron

schedule15:38 - 4 Mars, 2024

schedule 15:38 - 4 Mars, 2024

“Dimri i fundit” është një ndër shumë filmat që kanë realizuar së bashku regjisorët vlonjatë Ibrahim Muçaj dhe Kristaq Mitro.

Kontributi i çmuar në kinematografinë shqiptare i dy artistëve të cilët nuk jetojnë më u risoll në kujtese dhe u vlerësua nga kolegët e tyre.

Në skenën e teatrit “Petro Marko” u ngjiten aktorë të njohur të cilët ndanë momente nga puna me regjisorët Muçaj e Mitro.

Familjarët e tyre thanë se kjo ceremoni i bënë të ndihen të vlerësuar.

Ibrahim Muçaj e Kristaq Mitro kanë punuar gjatë bashkë dhe kanë sjellë mbi 13 filma ndër ta “Liri a Vdekje”, “Apasionata” e shumë të tjerë.

/abcnews.al/