Shpërthimi në Lushnjë, 13 banesa dhe një biznes i dëmtuar, pista kryesore e hetimeve

schedule13:14 - 4 Mars, 2024

schedule 13:14 - 4 Mars, 2024

Policia e Lushnjës ka referuar ka referuar në Prokurorinë e Fierit materialet për ngjarjen e ndodhur paraditen e së premtes ku humbën jetën dy persona, babë e bir dhe 7 të tjerë u plagosen, mes të cilëve edhe deputetit socialist Bujar Çela.

Mësohet se referimi është bërë për tre vepra penale, ndërtim i paligjshëm pasi objekti ka devijuar nga leja, shkatërrim prone nga pakujdesia dhe shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë. Sipas hetimeve rezulton se në zonën ku ndodhi shpërthimi kanë qenë duke u prerë disa profile hekuri.

ABC News mëson se janë 13 banesa te dëmtuara si dhe 1 biznes. Ky ka qenë bilanci paraprak pas hetimeve nga ana e policisë së Lushnjës.

Për to do të kryhen procedurat edhe nga inspektorati i ndërtimit për sa i përket dëmeve te shkaktuara.

Për sa u përket shkaqeve, grupi hetimor ka dyshime se nuk ka pasur kontakt me linjën e tensionit të lartë sic u dyshua fillimisht por një nga telat është shkëputur si pasojë e shpërthimit.

Pista kryesore është ajo se bombola mund të kete rënë nga lartësia dhe me pas ka shpërthyer. Një tjetër pistë që ka dalë në dritë pas verifikimeve të kryera është shpërthimi i një prej bombolave me oksigjen për shkak të nxehtësisë së shkaktuar nga momentet kur pranë tyre po priteshin profilet e hekurit. Hetuesit kaë marrë në pyetje të plagosurit  që u shtruan në spitalin e Lushnjes, si dhe të pranishmit.

Për sa i përket n deputeti socialist Bujar Çela dhe të lënduarit, Saimir Korreshi dhe Sokol Lumi nuk janë marrë ende në pyetje për shkak të gjendjes shëndetësore.

Mësohet se i plagosuri  Sokol Lumi ishte klient i rastit dhe ka marrë plagë për shkak se është goditur nga një hekur në momentin e shoërthimit.  Deputeti Bujar ela ka qenë më pranë vendit ku ndodhi shpërthimi ku ka marrë plagë në pjesën anësore të këmbës dhe brinjëve. Sa i përket të plagosuritt tjetër, Saimir Korreshi, sipas hetimeve ndodhej tek biznesi pranë kapanonit që po ndërtohej.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!