I mahnitur nga Foden, Guardiola: Është lojtari më i mirë i Premier League

schedule11:16 - 4 Mars, 2024

schedule 11:16 - 4 Mars, 2024

Gjithçka nisi në mënyrë perfekt, për “Djajtë” e Manchester United, pasditen e së dielës, por nuk arritën të shfrytëzonin avantazhin e gjetur, ndaj “Qytetarëve” të Manchester City, duke u mundur me rezultatin e thellë, 1 me 3, në “Etihad Stadium”, për sërish jo të gjithë janë të trishtuar me performancën e “Të Kuqve”.

Mirëpo, nëse në kampin e “Djajve” nuk pati gëzim, komplet e kundërsa ka ndodhur në pankinën e “Qytetarëve”, me teknikun, Pep Guardiola, i cili pas ndeshjes bëri edhe një koment të shkurtë për mediat, nga ku vlerësoi jo pak kundërshtarët, ku theksoi faktin, se United është një skuadër e ndërtuar të kundërsulmojë shpejt.

“Fitore që erdhi falë një performance shumë të mirë. E nisëm shumë mirë ndeshjen, por e pësuam në topin e parë të gjatë të United. Nuk ishim të rreshtuar mirë në atë moment. Na pushtoi pak ankthi në pjesën e parë. Mos të harrojmë që United është ndërtuar për të dalë shpejt me kundërsulme. Gjatë së cilave ata të dëmtojnë shumë”,- tha spanjolli.

Më tej, trajneri spanjolli “thuri” elozhe edhe për “fantazistin” e sulmit, Phil Foden, i cili me dygolat e tij përmbysi gjithçka në “Etihad”. Për Guardiola, 23-vjeçari është lojtari më i mirë i momentit, në Premier League, teksa shtoi se është një gëzim i madh ta shohësh atë duke luajtur në fushë.

“Gjithmonë ka qenë një futbollist i talentuar, por tani është më i pjekur dhe arrin të lexojë më mirë lojën. Sidomos në aspektin mbrojtës. Ai mund të luajë kudo. Çfarë të them, Phil është lojtari më i mirë në Premier Leaguer për momentin. I mrekullueshëm. Ai e dashuron futbollin, jeton për futbollin. Më dha kënaqësi të madhe me dy golat që realizoi. Është gëzim i madh ta shohësh duke luajtur. Ka edhe një etikë punë të jashëzakonshme”,- u shpreh trajneri “iberik”. /i.m /abcnews.al