Sondazh

Kush po e provokon tensionin në Shkup:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Greqi, klienti godet me thikë kuzhinierin shqiptar

schedule07:37 - 4 Mars, 2024

schedule 07:37 - 4 Mars, 2024

GREQI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një restorant në Selanik të dielën, kur një klient goditi me thikë kuzhinierin  shqiptar, 65-vjeç, pas një debati të çastit.

Mediat fqinje raportojnë se gjithçka ka ndodhur rreth orës 17:00 të së dielës, kur për një arsye të panjohura, klienti i restorantit ka debatuar me kuzhinierin shqiptar dhe më pas e ka goditur me thikë në bark dhe është larguar nga vendngjarja.

Punonjësit dhe klientët e tjerë të restorantit njoftuan menjëherë policinë, ndërsa i plagosuri u dërgua për ndihmë në spital pasi mori plagë në bark.



Grupi hetimor ka nisur kërkimi për lokalizimin dhe kapjen e agresorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!