Atletico Madrid rikthehet te fitorja pas tri ndeshjeve ku nuk kishte siguruar suksesin në Champions (Inter), La Liga (Almeria) dhe Kupën e Mbretit (Athletic Bilbao).
Skuadra e Diego Simeones mposhti 2-1 Real Betis në “Wanda Metropolitana”, triumf tepër i rëndësishëm për objektivin Champions League.
Sfida u zhbllokua nga një autogol i Rui Silvës në minutën e tetë, me vendasit që kaluan në avantazh. Alvaro Morata dyfishoi për Atleticon në 44’, teksa më parë kishte humbur një penallti.
Real Betis shkurtoi rezultatin në 62’ falë një goli shumë të bukur të William Carvalhos, por vetëm kaq. Colchoneros menaxhuan avantazhin dhe siguruan tri pikë me vlera./ h.ll/abcnews.al
Shikoni golat