Ditëm e hënë, Genoa do të ndeshet ndaj Interit në “San Siro”. Në konferencën për shtyp përpara kësaj sfide, ka folur trajneri i Genoa, Gilardino, duke theksuar se ndaj Interit do të jetë një sfidë e vështirë.
“Duhet të vazhdojmë të ëndërrojmë. Duhet të vazhdojmë t’i interpretojmë ndeshjet me një shpirt të madh sakrifice dhe përulësia. Do të jetë e rëndësishme të mbahemi brenda lojës, brenda ndeshjes. Skuadra e meriton një rezultat pozitiv, por do të përballemi me majën e klasit në Itali dhe një nga skuadrat më të mira në Europë.
Interi pika të dobëta? Deri më sot nuk kanë treguar se kanë ndonjë pikë të dobët. Dhe unë po flas për individët. Nëse një lojtar u mungon, ata kanë një tjetër me potencial. Është vërtet e vështirë për të gjetur pika të dobëta në këtë ekip të madh.
Ata janë një ekip i jashtëzakonshëm. Të gjithë kanë një ide shumë të qartë në kokën e tyre dhe Inzaghi ishte i zoti për t’i dhënë ekipit të tij identitet të saktë. Por në një ndeshje të thatë, gjithçka mund të ndodhë. Dhe ne duhet të zbresim në fushë me guxim, vuajtje dhe personalitet”, është shprehur Gilardino. /h.ll/abcnews.al

