Ky dimër ka qenë i mbarë për peshkatarët në Sarandë. I kanë nxjerrë më shpesh anijet në det dhe produkti që kanë marrë ka qenë i bollshëm dhe i larmishëm.
“Tetori deri në nëntor ka sardele, kallamar gjera specifike që janë të rralla, dhjetor merluc”.
Por pavarësisht sasisë në treg qytetarët i kanë blerë më shtrenjtë prodhimet e detit këtë sezon. Shkak për rritjen e çmimit sipas peshkatarëve janë bërë shpenzimet e shtuara të tyre.
“Peshku ka qene 7 mijë dhe ka shkuar në 9 mijë lekë, që shpenzimet janë më të mëdha nga çdo lloj produkti tjetër, se është nafta, punëtorët, mundimi më i madh. Dhe kjo sigurisht që ka reflektuar në shit -blerje, sepse çdo lloj te tregu te shitja varet, ka raste që ka mbetur i gjithë peshku me frigorifer edhe është shitur të nesërmen, sepse tregtarët janë ata që e shesin.
Industria e peshkimit sytë i ka nga turizmi. Shumë prej restoranteve në Sarandë për produktet e detit që iu duhen në verë kanë nisur të mendojnë që tani.
“Si karkalec, kallamar, sepje nuk ka problem që qëndrojnë në ngrirje”.
Peshkatarët shpresojnë që siç mbyllin dimrin të nisin dhe verën. Ata thonë se ujërat e ngrohtë shpesh nuk favorizojnë bollëk në rrjetat e tyre. /abcnews.al