TIRANË- Shtatë raste vjedhjesh janë zbardhur nga ana e autoriteteve në Tiranë. Policia thotë se tre të rinj janë arrestuar, ndërsa dyshohet se janë autorë të dyshuar për këtë veprimtari.
Ata janë Aleksandër Ndrelalaj, Erandoi Alo dhe Glodjan Dervishi.
Njëri prej të arrestuarve po hetohet për vjedhjen e një shumë parash në një biznes në Sheshin “Karl Topia”, ndërsa dy të tjerët kanë hyrë në banesa të ndryshme dhe kanë marrë shuma të ndryshme parash.
Policia dhe grupi hetimor po heton aktivitetin e të rinjve./ abcnews.al