Kampionati i futbollit amator 9×9 “FSHF Sunday League” në kryeqytet, i organizuar nga Federata Shqiptare e Futbollit vazhdon të dhurojë ndeshje mjaft emocionuese me skuadrat që po i drejtohen fazës play-off.
Kanë përfunduar edhe takimet e javës së 15-të. Në grupin A, vazhdon dueli në distancë mes skuadrave ATS dhe Dymbëdhjeta. Këtë javë skuadra e ATS nuk kishte ndeshje në program, ndërsa sfida e skuadrës Dymbëdhjeta ndaj IMMI është shtyrë dhe do të luhet në ditët në vazhdim.
Në ndeshjet e tjera të grupit A, skuadrat e Barrikada, Panthers Shkodër, Primo MFC, MD, Vila-L dhe Vatër fituan në sfidat e tyre, ndërsa skuadra e Raiffeisen Bank e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Hidro Alfa.
Në grupin B, Dajti fitoi ndaj Coca Cola Tepelena dhe përfitoi nga hapi fals i Kastriotëve që barazuan 2-2 me skuadrën e Confucius. Tani Dajti kryeson me 36 pikë, ndërsa Kastriotët ndodhen në vendin e dytë me 32 pikë, katër më pak se vendi i parë.
Në ndeshjet e tjera të grupit B skuadrat e Gaia Triumph, Antigonean, Al Ar, Friends Team dhe Parku fituan në sfidat e tyre, ndërsa Big-Bite e mori fitoren në tavolinë 3-0 ndaj Roamel. /FSHF
Rezultatet e javës së 15-të të kampionatit të futbollit amator 9×9:
GRUPI A
Legjendat 9×9-Barrikada 5-7
Dymbëdhjeta-IMMI (është shtyrë)
Elso-Panthers Shkodër 0-4
FB Passion- Primo MFC 0-2
Raiffeisen Bank-Hidro Alfa 3-0
FC Illyrian Eagles-MD 2-3
FC Luminesen-Vila-L 0-2
Ferraj FC-Vatër 1-6
GRUPI B
FC Dajti-Coca Cola Tepelena 3-0
Gaia Triumph-Futura Dent 3-0
FC Confucius-Kastriotët 2-2
Ja Ar Plast-Antigonean 2-4
Jata Market-Al Ar 0-3
FC Musa-Friends Team 1-3
Big-Bite-Roamel 3-0
North Gate-FC Parku 1-4