“BE s’mund t’i shmanget zgjidhjeve të vështira”, Ministri i Jashtëm mesazh BE-së në Forumin e Diplomacisë

schedule14:06 - 2 Mars, 2024

schedule 14:06 - 2 Mars, 2024

Igli Hasani, kryediplomati shqiptar ishte një prej panelistëve të Forumit të Diplomacisë në Antalia, të Azerbajxhanit, ku u fol mbi sfidat dhe ndikimi i Bashkimit Europian në zbutjen e krizave në Lindjen e Mesme ose Ukrainë.

 “BE ka potencialin për t’u bërë një lojtar i vërtetë global dhe nuk mund t’i shmanget më zgjedhjeve të vështira. Aftësia e Unionit për të formësuar tranzicionet fillon në fqinjësinë e tij të afërt dhe zgjerimi është çelësi për të arritur këtë qëllim”.

Bashkëpunim shumëplanësh, është e vetmja përgjigje, sipas Hasanit, ndaj krizave aktuale.

“Multilateralizmi po vuan specifikisht në dy dekadat e fundit. Kemi disa organizata ndërkombëtare që nuk po japin atë që pritet. Ne jemi ende zona gri në stomakun e Evropës. Jemi rrethuar nga një kufi i BE, por ende nuk jemi të integruar. Ende duke luftuar për të zhvilluar tre elementet: demokracinë liberale bazuar në sundimin e ligjit, ekonominë e tregut të lirë dhe lirinë dhe të drejtat themelore të njeriut”.

Në edicionin e tretë të tij, Forumi i Diplomacisë së Antalias mblodhi krerët e shteteve dhe qeverive, ministra, diplomatë, liderë biznesi, akademikë, ekspertë dhe përfaqësues të rinjsh dhe mediash për një debat gjithëpërfshirës, mbi temën “Përparimi i diplomacisë në kohë trazirash”./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!