Kontrabandonte veshje me të atin dhe u stamponte logo false, arrestohet 29 vjeçari në Tiranë

schedule10:58 - 2 Mars, 2024

schedule 10:58 - 2 Mars, 2024

Një 29 vjeçar është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Brands”, pasi ishte shpallur në kërkim për kontrabandim veshjesh nga Turqia.

I riu akuzohet se bashkë me të atin kontrabandonin veshjet, u stamponin logo false të markave të njohura dhe i shisnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

29-vjeçari dhe babai i tij i magazinonin veshjet në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën “5 Maji”./abcnews.al