Foto/ Kush janë babë e bir, që humbën jetën nga shpërthimi në Lushnjë

schedule23:14 - 1 Mars, 2024

schedule 23:14 - 1 Mars, 2024

LUSHNJË- Personat që shihni në foto janë  babë e bir, të cilët humbën jetën në mënyrë tragjike si pasojë e shpërthimit në një kapanon në qytetin e Lushnjës, pasditen e kësaj të premteje.

Viktimat janë drejtuesi i vinçit Roland Hoxha dhe djali i tij Elidon Hoxha.

Po ashtu në këtë ngjarje u lënduan edhe shtatë persona të tjerë, mes tyre dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela./abcnews.al