Shpërthimi, dy pacientë tek “Trauma”/ Flet mjeku: Gjendja e tyre, stabël. Deputeti Çela, në sallën e operacionit

schedule20:11 - 1 Mars, 2024

schedule 20:11 - 1 Mars, 2024

Mjeku Gjovalin Bushi në një dalje për mediat foli për gjendjen shëndetësore të dy pacientëve që mbërritën pak më parë te Spitali i Traumës në Tiranë.

Ai tha se gjendja e 41-vjeçarit të lënduar dhe deputetit të PS-së, Bujar Çela është në gjendje stabël.

Sakaq bëri të ditur se deputeti është futur në sallën e operacionit, ku do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje, e cila mund të zgjasë pak në kohë.

I lënduari, 41 vjeç, kishte dëmtim në kokë, është duke u operuar. Dua të theksoj se gjendja e tij është stabël. Deputeti është intervenuar në kirurgjinë e Lushnjës, kanë parë dëmtime të mëdha. Këtu e riekzaminuam dhe tani sapo u fut në sallë. Ka dëmtime te barku, ka edhe brenda në abdome. Si gjendje deputeti që nga momenti që erdhi dhe tani është stabël. Ka shumë dëmtime, metalike që duhet të largohen…”, tha shefi i Urgjencës së Traumës Gjovalin Bushi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!