TIRANË- Pak minuta më parë ka mbërritur në Spitalin e Traumës, njëri prej personave të lënduar nga shpërthimi i fuqishëm në Lushnjë.
Gazetarja e ABC News, Ema Shazivari, nga Trauma raporton se më pas pritet të mbërrijë dhe një tjetër i lënduar.
Sipas mjekëve, të lënduarit kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.
Si pasojë e shpërthimit dy persona ka humbur jetën dhe shtatë të tjerë janë lënduar, mes të cilëve dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela. Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni, por sipas mjekëve gjendja e tij mbetet e rëndë./n.m.abcnwes.al