Lajme të mira për Inzaghin, rikuperohen dy titullarët e Interit

schedule21:02 - 1 Mars, 2024

schedule 21:02 - 1 Mars, 2024

Pas një dite pushim të marrë pas ndeshjes së fituar ndaj Atalanta, Inter është rikthyer në stërvitje. Zikaltërit janë të pamposhtur, teksa kryesojnë kampionatin me 12 pikë diferencë nga vendi i dytë.

Kundërshtari i radhës është Genoa, ku në “San Siro” Inter do të kërkojë fitoren. Inzaghi ka marrë lajme tepër të mira nga infermieria, pasi Thuram dhe Acerbi janë rikuperuar plotësisht dhe janë rikthyer në stërvitje rregullisht me pjesën tjetër të grupit.

Të diferencuar vazhdojnë stërvitjen Calhanoglu dhe Fratessi, të cilët pritet të bashkohen me pjesën tjetër të skuadrës javën e ardhshme, për të qenë gati për sfidën ndaj Bologna./h.ll/abcnews.al