Ish-krahu i djathtë i Navalny, Leonid Volkov, tha se “Fondi Kundër Korrupsionit”, i krijuar nga kundërshtari do t’i paguajë 100 mijë euro kujtdo që jep informacion mbi rrethanat e vdekjes së tij.
Në transmetimin e drejtpërdrejtë në YouTube për të ndjekur funeralin dhe varrimin, Volkov njoftoi: “Do t’i shkojmë deri në fund, do të zbulojmë gjithçka, pavarësisht nga kostoja. Dhe do të hakmerremi.”
Familja e Navalny dhe bashkëpunëtorët e tij e konsiderojnë presidentin rus, Vladimir Putin, përgjegjës për vrasjen e kundërshtarit në një burg të sigurisë maksimale.
Navalny vdiq më 16 shkurt në koloninë penale në Siberi ku po vuante një dënim 19-vjeçar pasi u shpall fajtor për krijimin e një komuniteti ekstremist, financimin e aktivistëve ekstremistë dhe krime të tjera në gusht.
/abcnews.al

