TIRANË- Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, gjatë diskutimit në Real Story, tha se SHBA dhe BE-ja deri tani nuk kanë arritur dot, që Serbinë ta shkëpusin nga ndikimi rus dhe ai kinez.
Ai shtoi se pjesa që e shqetëson më shumë është plani i Beogradit, i cili më shumë se 3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto e çon në investim për sigurinë.
Ish-ministri u shpreh se lloji i investimeve të Beogradit është natyrë ofensive dhe jo mbrojtëse dhe kjo qasje shtoi Mediu duhet analizuar me kujdes.
“E gjithë politika që ka bërë BE, qoftë SHBA, me idenë që po e tërheqin nga gravitetit rus apo kinez nuk ka funksionuar dhe pozicionet e Serbisë kanë qenë më të të qarta në raport me zhvillimet në rajon, ajo që mua më shqetëson në këndvështrimin e sigurisë, janë investimet për mbi 3% që bën Serbia në mbrojtje, jo për qëllim mbrojtëse, por për qëllime ofensive. Këto patjetër që paraqesin një risk, dhe i vetmi vend që ka analizuar këtë çështje dhe i është kundërpërgjigjur është Kroacia”, tha ai./ n.m.abcnews.al