Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Shiste drogë në doza të vogla, arrestohet 35 vjeçari në Tiranë

schedule14:39 - 28 Shkurt, 2024

schedule 14:39 - 28 Shkurt, 2024

Një 35 vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Tiranës në kuadër të operacionit “Tempulli 2”. 35 vjeçari u arrestua pas informacioneve që kishte marrë policia se shiste kanabis në doza.

Nga verifikimet, ka rezultuar se ai e siguronte lëndën narkotike në sasi dhe më pas e ndante në doza, të cilat i shiste në Unazë të Re.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan doza me lënde narkotike kanabis, gati për shitje.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!