“Duam integrimin në BE, por dhe paqen në Ballkan”, Rama: Mbështetja e Ukrainës është në interesin tonë

schedule14:27 - 28 Shkurt, 2024

schedule 14:27 - 28 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë konferencës me presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky se Shqipëria po kërkon të jetë pjesë e Bashkimit Europian.

Ai ka theksuar se mbështetja e Ukrainës është në interesin e vendit tonë, prandaj duhet ta tregojmë gjithmonë duke i qendruar pranë.

“Doja të kisha një ide të qartë, se çfarë fiton Shqiperine në integrimin europian. Së pari, ne e kemi mbështetur Ukrainën me paketat që nuk janë pjesë e ndonjë biznesi. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për Ukrainën. Pse e them këtë? Sepse po e bëjmë për veten tonë. Ky nuk është kërcënim ekzistencial vetëm për Ukrainën, por për veten tonë. Nëse duam një të ardhme në BE, atëherë ne duhet ta shohim.

Rritja e kostos së jetës në vendet më të pasura janë pjesë e planit për ta bërë opinionin publik të thotë: Hë tani nuk mund të vazhdojmë ta mbështesim Ukrainës. Nëse i merr një të varfëri diçka, nuk ndryshon mendje, nëse i merr një të pasuri atëherë i ikën mendja. Ne po kërkojmë të jemi në BE. Ndryshe nga Ukraina që rrethohet me kufijtë e BE, ne jemi brenda BE fizikisht, por jemi jashtë politikisht. Po të jemi kështu, ne do të jemi jashtë. BE nuk është një parajsë, por çfarë kërkojmë më shumë? Kjo është gjëja më thelbësore. Por na duhet t’i qendrojmë Ukrainës në krahë. Ju e keni parë që ndikimi rus, ka mbjellë destabilitet nga një vend në një tjetër, por në qoftë se ne jemi bashkë, atëherë kjo aspiratë do të jetë më e lehtë të kërkohet haviar dhe shampanjë, se sa të drejtat e njeriut“, u shpreh Rama./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!