Takimi i Zelensky me Ramën, ja dhurata e veçantë që mori nga kryeministri

schedule09:50 - 28 Shkurt, 2024

schedule 09:50 - 28 Shkurt, 2024

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet e mikpritjes për herë të parë në Shqipëri të presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyt. Kreu i qeverisë e ka pritur presidentin ukrainas në hyrje të godinës së kryeministrisë, për ta shoqëruar më pas brenda ambienteve të zyrës së tij, ku mbajtën takimin.

Kreu i qeverisë i ka dhuruar atij edhe një libër me piktura. Zelensky ndodhet në Tiranë në kuadër të samitit për Ukrainën që do të nisë punimet në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve. Ai do të mbajë një fjalë hapëse bashkë me Ramën, ndërsa më pas do të zhvillojnë edhe një konferencë për shtyp.

Më herët, Zelensky e konsideroi kryeministrin Edi Rama si mikun e palëkundur të Ukrainës.

“Sot punoj në Tiranë. Do të takoj mikun e palëkundur të Ukrainës, kryeministrin shqiptar Edi Rama dhe do të marr pjesë në samitin Ukrainë-Evropa Juglindore. Në bisedimet tona dypalëshe me Kryeministrin dhe ekipin e tij, do të diskutojmë bashkëpunimin në mbrojtje dhe politik, mbështetjen për Formulën e Paqes dhe marrëveshjet e sigurisë. Shqipëria është një nga vendet që ka nënshkruar Deklaratën e Vilniusit të G7, të cilën ne e vlerësojmë shumë. Ne do të diskutojmë rrugën tonë të përbashkët drejt qëllimit euroatlantik në samitin Ukrainë-Evropë Juglindore, i cili tashmë po mbahet për herë të dytë. Unë do të propozoj mbështetjen e përpjekjeve të Ukrainës për të arritur paqen e drejtë dhe të qëndrueshme, si dhe organizimin e Samitit Global të Paqes në Zvicër. Do të zhvilloj edhe bisedime dypalëshe me pjesëmarrësit e samitit”, shkroi Zelensky në platformën X./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!