Albano Janku, ish-gjyqtari i njohur, çdo të hënë është pjesë e panelit në emisionin “Pressing” në ABC News. Si zakonisht ai ka komentuar rastet e dyshimta të hasura gjatë javës së 10-të të Kategorisë Superiore, duke nisur nga kryendeshja mes Partizanit dhe Kukësit.
SFIDA E KRYEQYTETIT – “Pretendohet për një ndërhyrje te Obanor brenda zonës ndaj Malës. Shikohet me vëmendje që është jashtë. U dha goditje dënimi. Përkulet dhe e pengon të lëvizë brenda zonës. Faulli është i drejtë, por jashtë zonës. Është edhe një gol i anuluar. Çinari është më i avancuar dhe me të drejtë është sinjalizuar pozicion jashtë loje. Te rasti i Rrocës, ka një rënie bilbili përpara. Ai ka dyluftuar për topin dhe kë ndërhyrë në mënyrë të rrezikshme. Duhet të kishte karton të verdhë”.
TAKIMI NË BALLSH – “Krahu i Todorovksit është në pozicion natyral, nuk është penallti. Kartoni i verdhë i Peposhit është i drejtë, ndal një aksion premtues. Kemi edhe kartonin e kuq të Teutës, që është i drejtë. Rasti i Arapit me Murtatajn, kemi tërheqje nga fanella. Është penallti, arbitër ishte Bajramaj. Ai ka mbajtur ndeshje të mira në kampionat. Mbrojtësi i Teutës në minutën e 20-të ndërhyn te topi, faulli është për Bylisin dhe karton i verdhë.
SFIDAT E TJERA – “Kemi dy momente në Gjirokastër. Numri 3 i Luftëtarit e prek topin me dorë dhe me të drejtë dha penallti dhe karton të kuq. Ka edhe një moment me Torassa-n. Këmba e majtë e mbrojtësit e pengon argjentinasin dhe kemi të bëjmë me penallti”.
“Në Laç ka pasur një kontestim për golin e tretë. Topi është larg, por duket. Shikoni vijën e fushës dhe lojtari i Laçit është në pozicion të rregull kur pasohet topi. Goli është i rregullt”. /abcnews.al