NBA/ Mbrëmje pa favoritë, sfida për “play-off” fitojnë Knicks, Miami dhe Toronto

schedule17:56 - 27 Shkurt, 2024

schedule 17:56 - 27 Shkurt, 2024

Favoritët ishin pushim, por kjo nuk pengoi spektaklin në basketbollin amerikan, që në mbrëmjen e fundit kishte në program katër ndeshje. Në “Madison Square Garden”, New York Knick u kthyen te fitorja në një ndeshje dramatike kundër Detroit.

Vendasit triumfuan me vetëm dy pikë diferencë në rezultatin 113-111, të vendosur vetëm dy sekonda nga sirena e fundit. Protagonist absolute në këtë sfidë ishte Jalen Brunson, me dy shifra dopjo, 35 pikë dhe 12 asist. Nga ana tjetër, Cade Cunningham me 32 pikë dhe 8 asist nuk mjaftoi për Pistons në vendin e fundit të Konferencës së Lindjes, me rekordin negativ historik, me vetëm 8 fitore dhe 45 humbje në këtë sezon.

Një fitore të rëndësishme që e mban në zonën e “play-off” siguroi Miami Heats. Megjithëse pa Jimmy Butler, nënkampionët e NBA triumfuan në transfertën e Sacramento Kings me rezultatin 110-121. Adebayo ishte njeriu i suksesit për Heats, duke shënuar 28 pikë, 10 topa të kapur në tabelë dhe 7 asist. Me këtë fitore, Miami mban vendin e gjashtë në renditjen e Konferencës së Perëndimit.

Sfida më me shumë pikë në mbrëmjen e fundit të NBA ishte ajo mes Indiana dhe Toronto. Raptors fituan në transfertë, duke imponuar rezultatin 130-122. Njeriu I ndeshjes ishte Scottie Barnes me tre shifra dopjo, 21 pikë, 12 topa të kapur në tabelë dhe po aq asist. Në përballjen tjetër, fitore në transfertë edhe për Brooklyn Nets, që kaluan Memphis me rezultatin e thellë 111-86. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!