Kanë kaluar mbi dy vite që kur Sergio Aguero u detyrua t’i jepte fund karrierës së tij para kohe për shkak të një problemi në zemër.
Sulmuesi argjentinas ka folur disa herë për momentet e vështira që ka përjetuar. Megjithatë, duket se ai është një frymë larg rikthimit në fushën e blertë.
Sipas mediave argjentinase, Aguero tashmë ka kontaktuar me drejtuesit e klubit të Independiente dhe pritet të nsië stërvitjen brenda javës. 35-vjeçari ka kontaktuar me Carlos Tevez, i cili është trajneri dhe “Apache” i ka dhënë dritën jeshile.
Tevez dhe pjesa tjetër e stafit stërvitor do t’i japin kohë të mjaftueshme Agueros për të parë nëse ai mund të hyjë në ritëm të plotë dhe të kthehet të luajë në mënyrë profesionale për të ndihmuar skuadrën deri në fund të sezonit.
Aguero luajti gjithsej 54 ndeshje për Independiente midis vitit 2003 dhe 2006, duke shënuar 23 gola./h.ll/abcnews.al
? ????????: SERGIO AGÜERO IS GOING TO TRAIN WITH INDEPENDIENTE THIS WEEK. ???
Carlos Tévez gave the OK and they are going to evaluate if he can play professionally again. ?
(Source: @DSportsRadio) pic.twitter.com/wwdBR1Oya0
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 26, 2024