Një 50-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ngacmuar seksualisht në rrugë një 14-vjeçare.
“Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një të miture, se ishte ngacmuar seksualisht, në rrugë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Kavajë bënë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit të dyshuar, shtetasit 50 vjeç, banues në fshatin Luz i Vogël“, thuhet në njoftimin e policisë.
Ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme./abcnews.al