Rusia ndalon eksportet e naftës për gjashtë muaj

schedule11:48 - 27 Shkurt, 2024

schedule 11:48 - 27 Shkurt, 2024

Rusia do të ndalojë eksportet e naftës për gjashtë muaj nga 1 marsi, sipas një zëdhënëse të zëvendëskryeministrit Alexander Novak, i cili mbikëqyr sektorin energjetik të vendit.

Masa ka për qëllim të kompensojë kërkesën në rritje nga konsumatorët dhe fermerët rusë dhe të lejojë mirëmbajtjen e planifikuar të rafinerive.

Rusia miratoi një ndalim të ngjashëm midis shtatorit dhe nëntorit të vitit të kaluar për të menaxhuar çmimet e larta dhe mungesat.

Vetëm katër vende u përjashtuan, Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani, të cilat të gjitha dikur ishin pjesë e Bashkimit Sovjetik dhe tani kanë formuar Bashkimin Ekonomik Euroaziatik.

Këto katër vende janë sërish të përjashtuara, së bashku me Mongolinë, Uzbekistanin dhe dy rajone separatiste të Gjeorgjisë të mbështetur nga Rusia,  Osetinë e Jugut dhe Abkhazinë.

/abcnews.al