Duke nisur nga dita e nesërme Tirana do të blindohet me masa të shumta sigurie për shkak të samiteve dhe vizitës së presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky në kryeqytet.
Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Adrian Shtuni, i ftuar në “360 Gardë”, në ABC News tha se samitet dhe vizita e Zelenskyt në Tiranë konfirmon pozitën e Shqipërisë si mbështetëse ndaj Ukrainës dhe si lidere e Ballkanit.
“Konfirmon pozitën e Shqipërisë si mbështetës e guximshme ndaj Ukrainës. Konfirmon edhe rolin që Shqipëria ka marrë në Ballkan si lidere e rajonit që investon për prosperitete përmes një qasjeje bashkëpunuese. Ka një qasje bashkëpunuese.
Shqipëria ka një histori interesante, është larguar nga pakti i Varshavës në vitin 1968, pra guximi nuk i ka munguar Shqipërisë. Ka qenë një qasje parimore e vlefshme.”, tha ai. /abcnews.al