Kryetari i PDIU Shpëtim Idrizi në fjalën e tij të mbajtur gjatë prezantimit të librit të historianit, Arben Alla “Arvanitët, themeluesit e Greqisë së Re”, u ndal edhe tek çështja e Çamërisë.
Lidhur me këtë çështje, Idrizi tha se duhet të marrë vëmendjen e duhur nga shteti që kjo çështje të zgjidhet njëherë e mirë.
“Ne shqiptarët e Çamërisë ndonjëherë na thonë që të heqim dorë dhe t’i lëmë këto çështje. Por prania e Arvanitasve dihet tashmë. Por duhet që në zonën e Çamërisë ne të kemi konsullatë, sepse ka shumë shqiptarë. Çështja shqiptare e Çamërisë është një nga çështje që Greqia duhet ta zgjidhë. Ata që kryen masakra sot na akuzojnë ne”, tha ndër të tjera Shpëtim Idrizi.
/abcnews.al/