Shumë prej studentëve në universitetet publike mund të marrin kredi të butë për të mbuluar koston e jetesës dhe studimeve deri në kufirin e pagës minimale mujore gjatë viteve të shkollës.
Nga universiteti “Eqerem Çabej” në Gjirokastër ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu i ka ftuar studentët të aplikojnë.
“Tashmë ne kemi hapur aplikimet për kredinë studentore. Një kredi e butë me interesa të ulëta, sepse pjesën më të madhe të interesit të kredisë e paguan shteti”
Por çfarë kriteresh duhet të plotësojë një student për të përfituar kredi studentore?
“Është një kredi e lehtësuar për të përballuar shpenzimet e jetesës, tarifat për studentët që nuk përfitojnë nga programet e tjera të lehtësimit. Unë besoj fort që është vetëm hapi I parë drejt programeve të mbështetjes tonë studentore.”
Lehtësitë që universiteti ofron përfshinë përjashtimin nga tarifa e studimit dhe mbështetjen me bursë./abcnews.al