Orban: Hungaria do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

schedule15:05 - 26 Shkurt, 2024

schedule 15:05 - 26 Shkurt, 2024

Parlamenti hungarez do të miratojë kërkesën e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO.

Kështu u shpre kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, shkruan Sky News.

Me Suedinë pas Finlandës në NATO, Vladimir Putin ka arritur atë që ai kërkoi të shmangte – një zgjerim të aleancës.

Stokholmi braktisi politikën e tij të mos-angazhimit për një siguri më të madhe në vazhdën e pushtimit rus.

Anëtarësimi i Finlandës në NATO rezultoi gjithashtu në zgjerimin e kufirit të drejtpërdrejtë të Rusisë me aleancën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!