Kreu i bashkisë Vorë Agim Kajmaku, ditën e sotme i ka dërguar Prokurores së Përgjithshme Arta Marku dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një shkresë shpjeguese, së bashku me një vendim të Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda të Janinës, që mban datën 12 shtator 2019.
Kajmaku ka pretenduar se nuk ka patur dijeni se ka qenë nën hetim në Greqi. Kajmaku thotë se në ngarkim të tij, ekzistonte një çështje penale e cila është regjistruar në vitin 2003, ku akuzohej për “vënie në qarkullim të monedhave të falsifikuara” në Arta.
Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda në Janinë ka shqyrtuar çështjen dhe ka vendosur pafajësinë për Kajmakun në shtator të këtij viti, por se vendimi sipas Kajmakut ende nuk është zbardhur.
Kajmaku thekson se ky vendim i Gjykatës së Krimeve të Rënda të Janinës ka ardhur pasi është vënë në lëvizje nga vetë ai sapo është vënë në dijeni për ndjekjen penale./abcnews.al