Shefi i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres thotë se Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara është minuar nga mungesa e unitet të anëtarëve të tij për konfliktet në Ukrainë dhe Lindjen e Mesme.
Guterres kërkoi reforma serioze pas disa muajsh dështimesh për të miratuar rezoluta, shkruan Sky News.
“Mungesa e unitetit të Këshillit për pushtimin rus të Ukrainës, dhe për operacionet ushtarake të Izraelit në Gaza pas sulmeve të tmerrshme terroriste nga Hamasi më 7 tetor, ka minuar rëndë – ndoshta fatalisht, autoritetin e tij”, deklaroi shefi i OKB-së.
“Këshilli ka nevojë për reforma serioze në përbërjen e tij dhe metodat e punës”, shtoi ai.
Fuqia e vetos është bërë një pikë e veçantë diskutimi kohët e fundit – me shumë komentues që thonë se ajo lejon linjat e gabimeve midis shteteve anëtare.
Secili nga pesë anëtarët e përhershëm, Kina, SHBA, Britania e Madhe, Rusia dhe Franca mund të vërë veton ndaj çdo rezolute – ndryshe nga Asambleja e Përgjithshme më e gjerë, e cila kërkon vetëm një shumicë të thjeshtë për të miratuar një rezolutë./abcnews.al