Një video që tregon një gazetar norvegjez që “sulmohet” nga një peshk teksa raportonte për motin e keq është bërë virale në rrjet.
Ngjarja ka ndodhur të premten e kaluar. Gazetari po raportonte për motin në Kristiansund në sfondin e detit të furishëm, kur papritur një peshk kërcen nga hiçi dhe e godet në fytyrë, duke e bërë atë të pengohet dhe të bjerë në shkëmbinj.
@accuweather A reporter takes a fish to the face before being nearly swept away by a large wave during a storm in Norway. ?? #Norway #reporter #news #storm #funny #fish #ocean #Kristiansund #weather #surf
Siç mund të dëgjohet në video, gazetari bërtet i tmerruar, ndërsa një dallgë e madhe për pak sa nuk e ka përfshirë.
Kameramani, i cili ka kapur momentin viral, pasi ka kuptuar që gazetari është mirë, ka shpërthyer në të qeshura pasi nuk e besonte që një ngjarje e tillë e papritur do t’i ndodhte para tij.
/abcnews.al