Flacco, bufi më i famshëm në botë, ngordhi pasi u përplas me një ndërtesë.
Flacco fitoi famë botërore pasi u arratis nga kafazi i tij në kopshtin zoologjik Central Park vitin e kaluar. Arratisja ka ndodhur pasi një person i panjohur ka prerë telat e kafazit të tij.
“Ne jemi të pikëlluar të raportojmë se Flacco, bufi që u zhduk pasi kafazi i tij u vandalizua vitin e kaluar, ka ngordhur pas një përplasjeje të dukshme me një ndërtesë në West 89th Street në Manhattan”, shkruante kopshti zoologjik.
Flacco u arratis nga kafazi i tij më 2 shkurt 2023. Shumë besonin se ai nuk do të mbijetonte as disa ditë në natyrë, sepse ai kaloi dymbëdhjetë vitet e para të jetës së tij në një kopsht zoologjik. Megjithatë, Flacco befasoi me aftësitë e tij të mbijetesës.
Kopshti zoologjik u përpoq ta kapte atë në disa raste, por çdo përpjekje ishte e pasuksesshme. Lëvizjet e tij u ndoqën nga David Barrett, themeluesi i faqes “Manhattan Bird Alert”, e cila ndan foto të natyrës dhe shpendëve në zonën e Manhatanit./abcnews.al